Flash

Zgjedhjet boshatisën arkën e shtetit, mbi 6 miliardë lekë defiçit

Lapsi.al 22 August 2019
Zgjedhjet boshatisën arkën e shtetit, mbi 6 miliardë lekë

Treguesit kryesorë të buxhetit për periudhën 7-mujore paraqiten të zhbalancuara për arsye se, shpenzimet u rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat.

Por, shpenzimet për investime u përkeqësuan në raport me një vit më parë dhe arka e shtetit rezulton me deficit mbi 6 miliardë lekë, teksa në janar-korrik 2018 ishte suficitare mbi 2.4 miliardë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave shpenzimet buxhetore u rriten me 7% në periudhën 7 mujore. Këto ritme ishim më të larta se ritmi i rritjes të ardhurave me 3.8 për qind, duke ndikuar në zgjerimin e deficitit buxhetor ne terma vjetorë, nxitur nga disa zëra që u ndikuan nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Sipas zërave kryesore të shpenzimeve u pa një rritje me 9 për qind e shpenzimeve koherentë dhe një ulje me 5% e shpenzimeve kapitale.

Në shpenzimet korente rritjen më të e madhe e kishin shpenzimet për zërin e pagave me 4 % të nxitura nga indeksimet që u bënë në disa sektorë të administratës publike para zgjedhjeve lokale.

Shpenzimet për personelin dhe pagat në këtë 7 mujor ishin 3,5 miliardë lekë më te larta (ose 30 milionë euro) se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rritje më ritme të larta shënuan edhe shpenzimet operative dhe mirëmbajtje. Për periudhën janar-korrik 2019 ato arritën në 25,4 miliardë lekë, rreth 3,3 miliardë lekë më shumë ose 15% më të larta se një vit më parë. Këto shpenzimet u nxiten nga rikonstruksionet dhe riparime në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Zgjedhjet kanë nxitur gjithashtu edhe shpenzimet për pushtetin lokal, të cilat pësuan rritje me 15 % në raport me vitin e kaluar. Pushteti vendor shpenzoi mbi 34.8 miliardë lekë në këtë periudhë nga 30.4 vitin e kaluar.

Rritje u evidentua edhe në shpenzimet për mbrojtjen sociale me 6%, ku pjesa e madhe ka shkuar për mbulimin e deficitit të skemës së pensioneve. Qeveria shpenzoi këtë vit 4.2 miliardë lekë ose 6 % më shume se vitin e kaluar nga taksat e shqiptarëve për të paguar pensionet që nuk u mbuluan dot nga të ardhurat e sigurimeve.

Por teksa shihet se shpenzimet në total janë rritur në mënyrë të konsiderueshme në raport me ecurinë e katër viteve të fundit shihet se, shpenzimet për investime që sjellin edhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend janë zëri i vetëm që kanë pësuar rënie.

Gjatë 7 mujorit për investimet kapitale u alokuan 33.8 miliardë lekë ose 1.76 miliardë lekë më pak se një vit më parë. Rënia e shpenzimeve në këtë zë ishte 5%./Monitor

 

Të këshilluara

Kukës, zjarr i madh në pyjet e Surroit

Një zjarr i madh ka rënë në pyjet në Surroj në Kukës. Fillimisht flakët kanë nisur në vendin e njohur Grykët e Ftohta dhe janë përhapur në zonën përreth. Për...

17:45

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI