Flash

Fitoi Lotarinë Amerikane, por u arrestua sapo doli nga ambasada

Lapsi.al 21 August 2019
Fitoi Lotarinë Amerikane, por u arrestua sapo doli nga ambasada

Ata që kanë fituar lotarinë gjenden pak hapa larg realizimit të ëndrrës amerikane, por jo ata qytetarë që mashtrojnë dhe abuzojnë me ligjin. Një tjetër shtetas ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit menjëherë sapo ka lënë ambientet e Ambasadës Amerikane.

Agron Selmani, 41 vjeç, iu hodhën prangat nga forcat ‘Shqiponja’ menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikimi e mashtrimi me vizat, që konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë që është degë policore e Departamentit Amerikan dhe që është përgjegjës për hetimin e të gjitha aplikimeve për pasaporta e viza, ka njoftuar policinë shqiptare për mashtrimin e radhës me viza, çka sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë dhe prokurorisë.

Agron Selmani, siç thonë burime të besueshme të policisë, ishte fitues i lotarisë amerikane. Por mes dokumenteve që ka dorëzuar në ambasadë përpara se të intervistohej, ai ka depozituar edhe të dhëna të rreme, siç ishte një diplomë që e paraqiste 41 vjeçarin si të diplomaruar në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër.

Nga verifikimet që ambasada kryen për këdo përmes DSS, është zbuluar se në fakt ai nuk kishte qenë asnjëherë i regjistruar në këtë shkollë dhe se diploma ishte false. Siç thonë burimet të Top Channel, menjëherë sapo fituesi i lotarisë është paraqitur për intervistën është kërkuar ndërhyrja e Policisë së Tiranës. Agron Selmani akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me vizat.

Pak ditë më parë Top Channel raportoi një tjetër rast, të një qytetari nga Dibra i cili rrezikon dënimin deri në tre vjet burgim pasi dorëzoi një diplomë false në Ambasadën Amerikane. Për të njëjtin fakt nën akuzën e shpërdorimit të detyrës është edhe ish-drejtori i shkollës.

Të këshilluara

Kukës, zjarr i madh në pyjet e Surroit

Një zjarr i madh ka rënë në pyjet në Surroj në Kukës. Fillimisht flakët kanë nisur në vendin e njohur Grykët e Ftohta dhe janë përhapur në zonën përreth. Për...

17:45

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI