Flash

Bllokimi i 550 ton karburant, Rama paralajmëron: Ose sipas ligjit, ose goditjen e ligjit

Lapsi.al 21 August 2019
Bllokimi i 550 ton karburant, Rama paralajmëron: Ose sipas ligjit, ose

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi bllokimit të 550 ton karburant në rafinerinë e Ballshit. Në një postim në Facebook, Rama paralajmëron se ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë duhet të zgjedhin të veprojnë sipas ligjit ose do goditen nga ligji.

Ndërsa thekso se janë në shënjestrën e strukturave të shtetit.

Kryeministri u shpreh se lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet duke filluar sipas tij çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë.

Postimi i plotë:

KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT

550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit

Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.

Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit!

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI