Flash

Mashtronte me të drejtën për banim në SHBA, arrestohet biznesmeni

Lapsi.al 21 August 2019
Mashtronte me të drejtën për banim në SHBA, arrestohet

Biznesmeni mashtrues akuzohet se kishte marrë mbi 110 milionë dollarë nga mbi 200 investitorë të huaj që donin të banonin në Shtetet e Bashkuara përmes programit të vizës EB-5 dhe i kishte përdorur fondet për projekte private investimi. Në bashkëpunim me të janë edhe dy persona të tjerë, njëri nga të cilët është arrestuar ditën e martë së bashku me biznesmenin që ishte koka e grupit të mashtrimit.

Radioja “Zeri i Amerikës” raporton se identiteti i biznesmenit nga Kalifornia Thomas Henderson, 70 vjeç. Ai akuzohet për ngritjen e një perandorie biznesi, duke shfrytëzuar një program të debatueshëm vizash për të huajt e pasur. Kishte mashtruar kryesisht investitorë kinezë, por dhe të tjerë që donin të siguronin të drejtën për banim në SHBA.

Me veprimtarinë e tij Henderson ka rrezikuar më shumë se 2 mijë vende pune në Kaliforninë e Veriut, sipas vendimit të një jurie të madhe që u bë publik të martën. 70 vjeçari Henderson dhe dy bashkëpunëtorë të tij, Kexing Hu dhe Cooper Lee, u akuzuan me konspiracion për keqpërdorim të fondeve të investimeve të huaja; se kishin gënjyer investitorët e huaj për përdorimin e këtyre fondeve; dhe se kishin bërë deklarata të rreme tek Agjencia për Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit që administron programin e vizave EB-5. Cooper Hu, që menaxhonte zyrën e Shangait dhe gjente investitorë në Kinë, nuk është kapur ende por ndaj tij është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar. Vendimi vjen më pak se një vit pasi zoti Henderson ra dakord të paguante mbi 1.4 milionë dollarë gjoba për të mbyllur një padi ndaj tij nga Komisioni për Letrat me Vlerë dhe Bursën.

Programi i vizave EB-5 u krijua nga Kongresi në vitin 1990 për të nxitur rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara, duke inkurajuar inevstimet e huaja. Sipas programit, qytetarët e huaj mund të fitojnë të drejtën për qëndrim të përhershëm, nëse investojnë të paktën 500 mijë deri në 1 milionë dollarë në një biznes amerikan që krijon të paktën 10 vende pune.

Në vitin 2011, Henderson krijoi Qendrën Rajonale të San Franciskos për të mbledhur fonde nga investitorë të huaj, në bazë të programit të vizave EB-5. Fondet që kishte grumbulluar kompania e tij, duhej të ishin përdorur për shtatë biznese të reja që së bashku kishin premtuar të hapnin mbi 2 mijë vende pune në Kaliforninë veriore.

Por sipas akt-padisë, Henderson ia ndryshoi destinacionin miliona dollarëve nga investitorët duke blerë prona për biznes, një kompleks për përpunimin e bulmetit, një kompani salçiçesh dhe projekte të tjera.

Investitorët në gjashtë nga shtatë projektet kanë humbur pjesën më të madhe të parave të investimit dhe shumë prej tyre nuk kanë gjasa të përfitojnë nga programi i vizave EB-5, pasi “projektet ku ata kishin investuar nuk ishin financuar mjaftueshëm dhe nuk kishin krijuar vende të reja pune”.

Popullariteti i këtij programi ka krijuar një listë prej 34 mijë aplikantësh në pritje, ndërsa numri mesatar i vizave për çdo vit është 10 mijë. Shtetasve kinezë tani u duhet të presin mesatarisht 16 vjet për të marrë një vizë EB-5, raporton VOA.

Të këshilluara

Kukës, zjarr i madh në pyjet e Surroit

Një zjarr i madh ka rënë në pyjet në Surroj në Kukës. Fillimisht flakët kanë nisur në vendin e njohur Grykët e Ftohta dhe janë përhapur në zonën përreth. Për...

17:45

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI