Një person ka rënë nga lartësia në zonën e "Velierës" projekt ende në ndërtim në Durrës. Mësohet se personi është në gjendje të rëndë për jetën. Ai ka pësuar dëmtime të mëdha në trup dhe është nisur drejt Spitalit Rajonal.
Bëhet me dije se i plagosuri është një turist i huaj, por nuk jepen më shumë detaje. Të njëjtat burime thanë se aktualisht i plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.