Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

"I dënuar në Greqi"/ Pas Pjetrit, PD kërkon verifikimin e figurës së kyebashkiakut të Vorës (DOKUMENTI)

Lapsi.al 22 August 2019
"I dënuar në Greqi"/ Pas Pjetrit, PD kërkon verifikimin

Njësoj si në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri, Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori një kërkesë për verifikimin e pastërtisë së figurës të kreut të njësisë vendore të Vorës, Agim Kajmaku, kandidatit të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.

Kërkesa (bashkëngjitur më poshtë) e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi, bazohet në të dhënat e bëra publike më herët, që ngrejnë pretendimin se Kajmaku ka qenë i arrestuar në Greqi dhe për rrjedhojë, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke. Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike.

Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD në kërkesën adresuar Prokurorisë, të shoqëruar nga 500 firma qytetarësh.

Këto detaje të dyshimta lidhur me të kaluarën e Kajmakut, "dolën në dritë" nga PD-ja një ditë pas kryerjes së betimit procedurial si kryebashkiak.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI