Flash

Mijëra euro për të çuar klandestinë në Angli, kapet "truri" i grupit kriminal dhe 3 të tjerë

Lapsi.al 10 August 2019
Mijëra euro për të çuar klandestinë në Angli,

Policia e Shtetit ka vënë në pranga katër persona, nën akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kundrejt shpërblimit monetar.

Në njoftimin e lëshuar për shtyp, Policia bën me dije se mes të arrestuarëve është “koka” e grupit dhe 3 persona të tjerë. Organizatori siguronte karta italiane të falsifikuara dhe kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, mundësonte kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, me destinacion final Anglinë.

Ndërsa, 3 të ndaluarit e tjerë ndihmonin për falsifikim të dokumenteve, që i kishte marrë përsipër organizatori i grupit. Të arrestuarit janë shtetasit:

  1. B., 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Itali, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’ (organizator);

A.C.,19 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’, (këtij shtetasi iu gjetën në çantë kartat e identitetit italiane dhe kartat e shëndetit italiane të falsifikuara);

  1. L., 25 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’;
  2. A., 30 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’.

Në cilësinë e provës materiale, forcat policore kanë sekuestruar 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacion Tiranë – Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacion Lubjanë – Paris.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI