Flash

Reportazhi për trafikun e drogës/ Edhe "Rai 3" kazan, Rama: S'kemi ç'bëjmë...

Lapsi.al 10 August 2019
Reportazhi për trafikun e drogës/ Edhe "Rai 3" kazan, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë parë lidhur me reportazhin e transmetuar në televizionin publik italian "RAI 3", ku zbërthehej skema dhe itinerari i trafikut të drogës me pikënisje Shqipërinë.

Rama është përgjigjur ngjashmëm, sikurse etikoi kohë më parë për dy herë me radhë agjencinë multimediale në varësi të Shteteve të Bashkuara, "Zëri i Amerikës", kur fillimisht publikoi inverstigimin që faktonte manipulimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare nga zyrtarë të lartë të Partis Socialiste, dhe më pas, kur transmetoi hulmtimin që nxirrte në pah farsën e konkurse publike për t'u punësuar në administratë.

“S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat. Ato do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës!”- shkruan kreu i qeverisë në një postim në llogarinë e tij në "Twitter". Pra, një sinonim i shprehjes që kryeministri e ka fort përzemër: "Qentë le të lehin, karvani shkon përpara!"

Më herët,  ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, reagoi për reportazhin e Rai 3 duke shkruar se “e vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI