Ish-kryeministri Sali Berisha është parë paraditen e sotme t’i drejtohet selisë së Partisë Demokratike.
Sipas burimeve, Berisha do të zhvillojë një takim urgjent me kryedemokratin, Lulzim Basha, mbi situatën politike në vend dhe në fokus të diskutimit do të jenë votimet e 30 qershorit.
Aktualisht, ka përfunduar procesi i numërimit në disa bashki të vendit, mes të cilave në Lushnje, Divjakë, në Malësi të Madhe, në Urën Vajgurore dhe në njësinë vendore të Vorës, janë nxjerrë në pah pasaktësi dhe manipulime të votës.
Referuar të dhënave zyrtare të bëra të ditura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shifrat për numrin e zgjedhësve nuk përkojnë me treguesit për votave të grumbulluara nga disa prej kryebashkiakëve të shpallur fitues.