Flash

Meta publikon videon e "votimeve socialiste": Do shpik një dekoratë të re

Lapsi.al 1 July 2019
Meta publikon videon e "votimeve socialiste": Do shpik një

Një ditë pas votimeve të 30 qershorit, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar përmes një mesazhi urimi drejtuar qytetarëve, që pavarësisht “votimeve socialiste, i qëndruan larg konfrontimit dhe dhunës”.

Në një postim të publikuar në logarinë e tij personale në “Facebook”, Meta ka ironizuar votimet, duke shkruar se do t’i duhet të “shpikë” një dekoratë të re që t’i jepet “Heroit të votave socialiste”,  duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama. Bashkëngjitur me postimin, Meta ka publikuar një video ku demostrohet votimi familjar në një qendër votimi në Finiq.

Mesazhi i Metës

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.

Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video.

 

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2388326878063638/?v=2388326878063638

 

Të këshilluara

Hapen kutitë e para, dalin rezultatet

Nis numërimi në disa bashki të vendit, dalin edhe rezultatet e para. Pas dorëzimit të kutive të votimit, ka filluar numërimi në disa Bashki të vendit. Në bas...

00:37

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI