Flash

Albana Vokshi: KQZ ka shtuar me urdhër të Ramës mbi 100 mijë vota në kuti

Lapsi.al 1 July 2019
Albana Vokshi: KQZ ka shtuar me urdhër të Ramës mbi 100 mijë

Gjatë një bisede në studion e News 24, Albana Vokshi paralajmëroi publikimin e fakteve që provojnë se si është manipuluar procesi i votimit ditën e dielë. Vokshi ka shtuar se çdo parregullsi dhe paligjshmëri është faktuar nga PD dhe do të bëhet publike.

“Kjo çka po thuhet dhe evidentohet në media vërteton atë çka PD kishte kohë që e thoshte, ishte një farsë elektorale. Por duket se Rama s’e ka mbajtur dot nën kontroll vjedhjen dhe manipulimin masiv të votave.

Falenderoj me mirënjohje të madhe të gjithë demokratët që refuzuan të marrin pjesë në votimet, jo zgjedhjet e 30 qershorit. Falënderoj edhe socialistët e ndershëm që nuk votuan për sektin rilindas që Rama po mundohet prej vitesh tja imponojë PS. Falenderim edhe për ata të paparti e të tjerët që përbëjnë 85 % të shqiptarëve që u thanë jo votimeve moniste.

Mirënjohje e pafund. Së dyti, ne kemi qenë në terren, duke krijuar grupe pune ashtu si do të ishim në një ditë normale zgjedhjesh në Shqipëri. Kemi monitoruar që hapjen e qendrave të votimit e deri tek mbyllja e të fundit qendër, kemi regjistruar të gjitha parregullsitë, paligjshmëritë, presionet që i janë bërë administratës publike, shitblerjet, numrat e shtuar nga KZAZ e më pas KQZ, që vijon të veprojë si kamikaze politike e Edi Ramës. Kemi faktuar çdo parregullsi dhe paligjshmëri. Ne si PD do ti bëjmë evidente të gjitha parregullsitë dhe fajtorët duhet të shkojnë para ligjit, cilido qoftë. Duhet të shkojnë para ligjit, përndryshe asnjëherë tek ne s’do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Vokshi.

Të këshilluara

Hapen kutitë e para, dalin rezultatet

Nis numërimi në disa bashki të vendit, dalin edhe rezultatet e para. Pas dorëzimit të kutive të votimit, ka filluar numërimi në disa Bashki të vendit. Në bas...

00:37

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI