Flash

I nxehti afrikan/ Meteorologët: Ditë më të freskëta pas së dielës

Lapsi.al 16 June 2019
I nxehti afrikan/ Meteorologët: Ditë më të freskëta pas

Fundjava është parashikuar përvëluese jo vetëm për Shqipërinë por edhe gjithë rajonin. Një masë presioni i lartë nga Afrika e Veriut është përqendruar mbi rajonin e Mesdheut dhe Evropës Jugore, përfshirë vendin tonë, por pas kësaj fundjave gjërat pritet të ndryshojnë disi.

Sipas Meteoalb, e diela, vijon me kthjellime deri pasdite kur vranësira lokale zhvillohen në Veri dhe zonat Lindore duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu dhe stuhi të izoluara breshëri por mbeten kryesisht të kthjellëta zonat Perëndimore.

Nga e hëna dhe në vijim deri të premten do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve por vranësirat zhvillohen gjatë pasditeve duke sjellë edhe rrebeshe shiu në zonat malore; në zonat Perëndimore pritet shi, vetëm në zona të izoluara.

Mesdita e së dielës, sjell një rënie me të paktën 3°C duke u ulur në 35°C. Rënie më e ndjeshme pritet në zonat Lindore. Temperaturat, nga e hëna deri të enjten do të jenë të paktën 3-4°C më të freskëta krahasuar me këtë fundjavë por sërisht pas të premtes, temperaturat rriten në të gjithë Shqipërinë.

Të këshilluara

Aksident tragjik pranë TEG, shuhet familja

Një aksident tragjik me vdekjen e 3 anëtarëve të një familje ndodhi mbrëmë në Tiranë. Një makinë ku udhëtonte një familje me katër anëtarë dhe një i afërmi i...

10:20

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI