Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim të publikuar në rrjetet sociale shkruan se data 30 qershor është varreza politike e Edi Ramës. Basha ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së 21 qershorit.
"30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.
Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! #21qershor", shkruan Basha.