Flash

Tensione në Shkodër, kryebashkiakja: Asnjë kërcënim nuk më ndal, do zbatoj dekretin e Metës

Lapsi.al 15 June 2019
Tensione në Shkodër, kryebashkiakja: Asnjë kërcënim nuk

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka shprehur vendosmërinë për të respektuar dekretin e presidentit  të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Në një deklaratë për mediat, Ademi ka denoncuar se punonjës të Policisë Bashkiake, gjatë ushtrimit të detyrës, janë shantazhuar nga persona civilë të prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit. “Gjatë ushtrimit të detyrës, punonjësit e Policisë Bashkiake, gjatë ditës së sotme, janë shantazhuar nga disa persona civilë, që janë prezantuar si punonjës së Policisë së Shtetit. Ata ndër të tjera i kanë kërkuar verbalisht, që në orën 15.30 të paraqiten në zyrën e oficeres së Policise Gjyqësore Sulela Gerxhaliu. Ky eshte nje veprim i paligjshem dhe qe nxit konflikt. Ky eshte nje veprim qe i trajton zyrat e shtetit si sekretar privat te Edi Rames dhe punen shteterore si pune partie.”- deklaroi Ademi.

Kryebashkiakja demokrate ka ritheksuar  se do të zbatojë vendimin e kreut të shtetit në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, duke shtuar se nuk do të trembet nga asnjë kërcënim.“Si kreytare e Bashkisë së Shkodrës jam e vendosur të zbatoj dekretin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e datës 30 Qershor. Asnjë kërcënim, nuk më ndal, as mua dhe as kolegët e mi në të gjithë Shqipërinë, që të veprojnë në respekt të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Shtetin personal, me institucione personale, Edi Rama nuk ka për ta ndërtuar dot në Shkodër.”- tha Ademi.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI