Flash

Rama: Këto zgjedhje janë të çuditshme pa kundërshtarët kryesorë

Lapsi.al 15 June 2019
Rama: Këto zgjedhje janë të çuditshme pa

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Kolonjë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Këtë të shtunë ai prezantoi në Kolonjë kandidatin e Partisë Socialiste, Erion Isain.

Rama u shpreh se këto zgjedhje janë të çuditshme për vetë faktin sepse në garë nuk janë kundërshtarët kryesorë .Më pas Gjithashtu ironizoi opozitën duke thënë se ata janë në një gjendje shumë të keqe. Sipas tij, Shqipëria do të bëhet dhe këtë do ta realizojë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Këto që kemi bërë nuk mjaftojmë, por duhen shumë më tepër. Mbase mjaftojnë për të provuar atë që pak nga pak gjithmonë e më shumë njerëz e kanë kuptuar, e kanë kuptuar edhe ata që nuk janë mbështetësit e PS, sepse ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë vend, sepse po se bëmë ne, askush tjetër nuk e bën.  Me sa shoh në horizont nuk do të këtë edhe pak kohë. Ata janë më keq, edhe se sa kanë qenë. Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim, sepse janë zgjedhje  pa kundërshtarët tanë kryesorë.

Çfarë borxhi iu ka populli. Ata synojnë të hyjnë  brenda institucioneve për llogari të tyre. Shteti në demokraci nuk merret dot me dhunë, kjo dihet. Shteti në demokraci nuk janë godina, por pushteti buron nga vota e popullit dhe për sa kohë nuk e ke votën, atëherë nuk ke se si mund ta kesh pushtetin. Ata janë manipulatorë të paskrupull. Duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë. Pse duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë? Sepse këto imazhe shpërndahen në Evropë, ata që nuk duan të hapen negociatat me Shqipërinë, thonë: Çfarë negociatash do të hapin, sepse këta nuk janë njerëz normal, nuk është shtet, sepse është ngritur dynjaja kundër qeverisë”-tha Rama.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI