Flash

Aksidentoi dhe la në rrugë këmbësorin, shpallet në kërkim 54-vjeçari

Lapsi.al 15 June 2019
Aksidentoi dhe la në rrugë këmbësorin, shpallet në

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Korçë-Ersekë. Sipas informacioneve të bëra të ditura nga Policia, lidhur me rastin është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale V.Z., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë drejtimit të automjetit të tipit “Benz”, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin Y.M, 48 vjeç, banues në fshatin Ravonik.

Mësohet se i lënduari aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit, pasi ka aksidentuar 48-vjeçarin, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Të këshilluara

Malësi e Madhe, arrestohet 34-vjeçari

Një 34 vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe për llogari të policisë së Tiranës. Policia e Shkodrës informon se personi i arrestuar është B.R, 34 vjeç isht...

10:49

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI