Flash

Lejuan mallra kontrabandë, tre të arrestuar në Kakavijë, mes tyre edhe një doganier

Lapsi.al 15 June 2019
Lejuan mallra kontrabandë, tre të arrestuar në Kakavijë, mes

Tre persona, mes tyre edhe nje doganier jane vene ne pranga ne kuader te operacionit policor te koduar “BEFASIA”. Sipas policise, ne pranga u vu nje doganier në Degën Doganore Kakavije dhe u sekuestruan mallra të ndryshme.

“Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjetin që drejtohej nga shtetasi M.B. dhe pasagjer shtetasi Xh.M., dhe gjetën një sasi mallrash të konsiderueshme me pije energjike dhe qumësht, për të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore”- njofton policia.

Nga hetimet e kryera, sipas policise, rezultoi se doganieri M.M. kundrejt një sasie parash ka lejuar që shtetasit M.B. dhe Xh.M. të kalonin mallrat në hyrjen e Republikës së Shqipërisë pa paguar detyrimet doganore.

NJOFTIMI

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandës së mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër organizuan dhe zhvilluan operacionin “BEFASIA”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit :

M.B., 31 vjeç, banues në Devoll.

Xh.M., 28 vjeç, banues në Bilisht.

M.M., 60 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:

Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjetin që drejtohej nga shtetasi M.B. dhe pasagjer shtetasi Xh.M., dhe gjetën një sasi mallrash të konsiderueshme me pije energjike dhe qumësht, për të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore.

Nga hetimet e kryera rezultoi se doganieri M.M. kundrejt një sasie parash ka lejuar që shtetasit M.B. dhe Xh.M. të kalonin mallrat në hyrjen e Republikës së Shqipërisë pa paguar detyrimet doganore.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Gjirokastër për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, ” Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të këshilluara

Malësi e Madhe, arrestohet 34-vjeçari

Një 34 vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe për llogari të policisë së Tiranës. Policia e Shkodrës informon se personi i arrestuar është B.R, 34 vjeç isht...

10:49

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI