Pas Elbasanit, Forcat Speciale kanë ushtruar kontrolle të shumta në Vlorë. Gjatë natës një operacion është zhvilluar nga policia në Lapardha të Vlorës.
Policia ka sekuestruar një sasi kanabisi, por ende nuk raportohet për persona të arrestuar. Gazeta Mapo mëson se policia po kërkonte një person të rrezikshëm, si dhe po ushtronte kontrolle për kanabis në zonë.
Operacioni po vijon ende, ku pritet të zhvillohen të tjera kontrolle.