Suela Musta, një gazetare dhe zyrtare e AMA-s u arrestua gjatë operacionit "Krasta" në Elbasan. Arsyet e arrestimit janë ende të paqarta pasi policia ka bërë publike 3 akuza: “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”.
Disa media raportojnë se si anëtare e AMA ka votuar për heqjen e gjobave ndaj televizionit kabllor në pronësi të familjes Çapja në Elbasan ndërsa të tjera se i ka votuar për dhënien e licensës këtij televizoni. Por ata që e njohin nga afër, në mbrojtje të saj kanë dalë të gjithë në mbrojtje të Mustës në një fushatë sensibilizuese, duke kërkuar lirimin e saj. Gazetarët kërkojnë lirimin e vajzës, që e quajnë simbol i vuajtjeve në komunizëm duke qenë vajza e Agim Mustës, njërit prej të dënuarve për shumë vite në burgjet e diktaturës.
Mesazhi sensibilizues për lirimin e Suela Mustës
E rritur nëpër kampe internimi, e edukuar nga një familje fisnike e atdhetare, Suela Musta, bija e Agim Mustës, me gjasë shqiptarit që ka vuajtur më së shumti vjet në burgjet e komunizmit, s'mund të jetë pjesë e krimit të organizuar.
As shkelëse e ligjit a Kushtetutës së Shqipërisë. Ajo s'mund të trajtohet si kriminele. Sepse askush nuk e njeh si të tillë. Përveç atyre që ujkun e kanë para syve, e bëhen sikur vrapojnë pas gjurmëve.
Historia do të përsëritet. Sikur babait të saj, Agim Mustës, edhe Suela Mustës, shoqëria shqiptare do të detyrohet t'i kërkoj ndjesë. Veç Suelës, shpresoj më shpejt se babait të saj.
Prandaj, më së paku çfarë mund të bëhet është t'i mundësohet Suelës të mbrohet në liri nga akuzat që i janë veshur.
Ajo do të dijë ta mbrojë nderin e vet dhe të familjes së vet.
#LiripërSuelën#
Kursi i Gazetarise 1995-1999