Flash

Rama: Shoku im Luli më ka dalë nga duart, por në 1 korrik...

Lapsi.al 14 June 2019
Rama: Shoku im Luli më ka dalë nga duart, por në 1 korrik...

Edi Rama po përpiqet me batuta të bindë socialistët e tij, por ndoshta edhe opinionin publik se në vend nuk ka krizë politike. I tillë ishte edhe rasti i takimit Roskovec, ku kryeministri i vendit ka bërë një sërë deklaratash se gjithçka është normale dhe si me shaka e ka banalizuar situatën.

“Shoku im Luli më ka dalë duarsh dhe që kur ka dalë nga unë po shkon poshtë e më poshtë. U desh të vinte Meta që të na dukej Nishani si burrë shteti.

Nuk ka asnjë arsye të ketë një 97. Sot kishin filluar të bënin shkresa. Unë them që fajin nuk ua ka PS që nuk jeni në garë. Ne na vjen keq, që po bëhet një garë e çuditshme.

Po largohem me një amanet për socialistët: “Mbajini fqinjët tuaj demokratë afër”. Kolegët nëpër punë, fermerë në arë, thuajuni që: “E para njëherë të sigurojnë veten që mos të shkojnë t’i bien me kokë murit të ligjit”.

Më 30 qershor do ketë "Rama ik", por iu them se me datë 1 korrik, do dëgjoni “Luli ik” nga vetë demokratët” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI