Flash

Rama u kërkoi të zbatonin ligjin, kryebashkiakët e djathtë i përgjigjen: Je kokë e këmbë në paligjshmëri

Lapsi.al 14 June 2019
Rama u kërkoi të zbatonin ligjin, kryebashkiakët e djathtë i

Kryebashkiakët e Partisë Demokratike u janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama, i cili u kërkoi që të mos bien pre e asaj që e quajti katërshe politike të opozitës (Basha, Berisha, Kryemadhi dhe Meta), por t’i referohen ligjit, pasi informuan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se do të zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për zgjedhjet lokale.

Përmes një reagimi publik, krerët e bashkive të djathta, deklarojnë se kur kreu i shtetit të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria e tyre për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale. Në reagim shtohet se kryeministri është në paligjshmëri, pasi qeveria ka botuar në fletoren zyrtare dekretin e Presidentit dhe këto akte ligjore janë të detyrueshme.

REAGIMI I KRYEBASHKIAKËVE TË PD

Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, për sa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë.

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri!

Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale.

Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!

Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Patos

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Bashkinë Patos, ku do të zhvillojë sot takimin elektoral prezantues të kandidates së PS për mand...

16:38

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI