Flash

Rama nuk tërhiqet nga 30 qershori, tregon rrugën si mund të qetësohet situata

Lapsi.al 14 June 2019
Rama nuk tërhiqet nga 30 qershori, tregon rrugën si mund të

Edi Rama nuk tërhiqet nga 30 qershori. Nga Patosi gjatë një takimi elektoral ai i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta idhur me deklaratat e tij se vendi po shkon në konflikt civil.

“Të gjithë këta, por Meta më shumë, i fryn konfliktit civil, kthimi i 1997, dhe thotë se është shumë i shqetësuar deri në pikën që në mes të fushatës ndërhyri duke fshirë firmën e tij me firmën e tij, një marrëzi, por gjithë shqiptarët e kuptojnë…

Nëse është vërtetë i shqetësuar, atëherë le t’i thotë Monikës të qetësohet, t’i thotë Saliut të qetësojë Lulin, dhe nuk ka njeri që del më në rrugë, është kaq e thjeshtë.

Është po kaq e thjeshtë që ne në 30 qershor do të bëjmë zgjedhjet.

Ça arsye kam unë të bredh gjithë Shqipërinë për të bërë këtë fushatë, dhe të dalin kaq shumë njerëz në mes të vapës kudo që shkoj unë, kur në qeveri kemi gjithë ato punë për të bërë, mbështetjen nga parlamenti i shumicës sonë e kemi të plotë, 75 % të nivelit qendrorë e kemi ne, atëherë ku është problemi për t’i shtyrë zgjedhjet?

Nuk kemi asnjë problem ne, por sepse do të ishte shume e përkohshme kjo zgjidhje ndërkohë që ajo që do të vinte pas do të ishte një e keqe shumë e gjatë, që do të zgjateshin gjithnjë zgjedhjet, dhe procesi do të bëhej çështje tekash partish”, tha Rama.

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Patos

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Bashkinë Patos, ku do të zhvillojë sot takimin elektoral prezantues të kandidates së PS për mand...

16:38

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI