Flash

Nënkryetari i KQZ paralajmëron kryebashkiakët: Organizoni zgjedhjet në 30 qershor, pengimi është vepër penale

Lapsi.al 14 June 2019
Nënkryetari i KQZ paralajmëron kryebashkiakët: Organizoni

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Denar Biba, ka deklaruar në një intervistë të dhënë në emisionin “Top Talk” në Top Channel se organi përgjegjës për organizimin, monitorimin dhe shpalljen e rezultateve të votimit në vend, po përballet me problematika në disa bashki të vendit që drejtohen nga Partia Demokratike.

Krybashkiakët e djathtë, së bashku me krerë të tjerë të njësive vendore që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, u kanë dërguar KQZ-së kërkesën për lirimin e ambienteve të Komioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), me qëllim zbatimin e dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Biba, në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Socialiste në KQZ, paralajmëroi këta kryebashkiakë se pengimi i zgjedhjeve përbën vepër penale dhe se shumë shpejt do të ketë kallëzime ndaj tyre nëse nuk bashkëpunojnë për përgatitjet e garës elektorale. “Kemi patur disa problematike me kryetarë bashkishë të së djathtës, të cilët duke mos njohur datën e zgjedhjeve nuk po bashkëpunojnë për përgatitjet. Ju kujtoj zotërinjve se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzim për ta”, u shpreh Biba.

 

 

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Patos

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Bashkinë Patos, ku do të zhvillojë sot takimin elektoral prezantues të kandidates së PS për mand...

16:38

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI