Disa punonjës të Autoritetit të Mediave Audio-vizive (AMA) në Tiranë, janë shoqëruar në polici pasi dyshohet se kanë favorizuar fisin Çapja për një kabllor lokal në qytetin e Elbasanit. Ditën e sotme ka patur operacione të policisë në Elbasan, ndaj fisit Çapja, ku u arrestua dhe Florenc Çapja i akuzuar për vrasje dhe pengmarrje.
Forcat RENEA kanë bllokuar të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti në pronësi të familjes Çapja dhe e kanë rrethuar atë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.