Flash

Basha për arrestimet e mbështetësve të PD-së: Plan diabolik i një njeriu në panik për humbjen e pushtetit

Lapsi.al 14 June 2019
Basha për arrestimet e mbështetësve të PD-së: Plan

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka quajtur raprezalje të hapura politike arrestimet e bëra ditën e djeshme ndaj mbështetësve të PD-së. Sipas Bashës Rama po i përdor të gjitha pushtetet për të ushtruar dhunë si dhe për të përndjekur dhe kërcënuar çdo kundërshtar dhe kritik të regjimit të tij.

Fjala e kreut të PD, Lulzim Basha: 

Dje gjatë mbrëmjes dhe vonë gjatë natës policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë dhe mbështetës së Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd dhe ka arrestuar:

− dy drejtuesit e Partisë Demokratike të Librazhdit, Kryetarin, zotin Bujar Vreto dhe Sekretarin zotin Erlind Gurra;

− dy drejtuesit e PD-së Prrenjas, Kryetarin zotin Arjan Karriqi dhe Sekretarin zotin

Leonard Ozuni;

− ish-deputetin dhe ish-kryetarin e PD-së Elbasan, zotin Aurel Bylykbashi;

− si dhe dy mbështetës së Partisë Demokratike Dashamir Boja nga Gostima dhe Bujar Kllojku nga Librazhdi.

Këto veprime janë raprezalje të hapura politike ndaj kundështarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës.

Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje.

Qindra qytetarë të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë nga Kukësi në Shkozë, tek Unaza e Re dhe kudo në Shqipëri janë ndaluar, keqtrajtuar, rrahur, dhunuar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.

Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo i një vendi demokratik europian.

Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar. Parlamenti është shpartalluar. Administrata publike është militantizuar në ekstrem.

Tashmë nuk ka më asnjë iluzion. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik, jashtë Kushtetutës dhe të kundraligjshëm.

Pasi vuri nën kontroll të gjitha pushtetet, tani ai po i përdor ato si vegla për të ushtruar dhunë, përndjekur dhe kërcënuar çdo kundërshtar dhe kritik të regjimit të tij.

Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik:

Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal.

Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kërkon të tërheqë me vete të gjithë Shqipërinë.

Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

U bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit dhe të rendit të mos u binden urdhrave politikë dhe të paligjshëm të autokratit të korruptuar dhe të inkriminuar Edi Rama dhe të veglave të tij.

Të këshilluara

Prokurori i dosjes 339 kalon vettingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë Vladimir Mara. Ky i fundit është prokurori i d...

09:58

Greqi, kapet shqiptari me 270 kg drogë

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Grevena të Greqisë pëasi u kap me 270 kg drogë. I riu akuzohet për trafik droge dhe posedim të paligjshëm të armëve...

08:51

RENEA kontrolle blic në Elbasan

 Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë një aksion të gjerë këtë mëngjes, me kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit. RENEA ka ushtruar kontrolle në lagje...

08:35

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI