Flash

Meta ironizon votimin e Rezolutës: Dekreti mund të gjykohet edhe nga gjykata e Skraparit, që nuk ekziston

Lapsi.al 14 June 2019
Meta ironizon votimin e Rezolutës: Dekreti mund të gjykohet edhe nga

Në një dalje publike pas pjesëmarrjes në një aktivitet me rastin e ditës botërore të dhurimit të gjakut, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar votimin me 100 vota pro në seancën e djeshme parlamentare të Rezolutës kundër dekretit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Meta u shpreh se tanimë dekreti me t’u botuar në fletoren zyrtare, ka hyrë në fuqi dhe të gjithë ata që duan ta bëjnë të pavlefshëm, janë duke ecur në rrugën e paligjshmërisë.

Presidenti kërkon që të izolohet çdo i çmendur që shkel ligjin. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë, ne na lind e drejta që ti ftojmë të kthehen në rrugën e ligjshmërisë. Mund ta çoni dhe në gjykatën e Skraparit po të doni, po vendimin për dekretin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese... Ata që do të provokojnë paqen sociale dhe sistemin demokratik në vend.”- tha kreu i shtetit.

Pyetur nga gazetarët nëse ka reflektuar pas ligjëratës së djeshme në Kuvend të kryeministrit Edi Rama, i cili e lakoi shpeshherë emrin e presidentit, Meta tha: “ Presidenti është zgjedhur nga parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë.”

Ndërsa, në përmbyllje të prononcimit të tij, presidenti bëri më dije se përcaktimi i një date të re për mbajtjen e zgjedhjeve, do të bëhet sa më parë që të jetë e mundur.

Të këshilluara

Prokurori i dosjes 339 kalon vettingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë Vladimir Mara. Ky i fundit është prokurori i d...

09:58

Greqi, kapet shqiptari me 270 kg drogë

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Grevena të Greqisë pëasi u kap me 270 kg drogë. I riu akuzohet për trafik droge dhe posedim të paligjshëm të armëve...

08:51

RENEA kontrolle blic në Elbasan

 Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë një aksion të gjerë këtë mëngjes, me kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit. RENEA ka ushtruar kontrolle në lagje...

08:35

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI