Flash

PD risjell përgjimet e "Bild": BE do refuzojë nisjen e negociatave, Rama të largohet me sa më pak kosto

Lapsi.al 15 June 2019
PD risjell përgjimet e "Bild": BE do refuzojë nisjen e

Partia Demokratike ka risjellë në vëmendje 6 përgjimet lidhur me dosjen 339/1 të tabloidit gjerman “Bild”, rreth hetimeve mbi bashkëpunimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si “Klani kriminal i Avdylajve” me zyrtarë të Partisë Socialiste për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i është referuar artikujve të publikuar së fundmi në mediat ndërkombëtare, si: Reuters, EU Observer, Euroactiv, ku citohen zyrtarë të lartë evropianë që refuzojnë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Për fat të keq, janë vendet më me ndikim sot në Bashkimin Europian ato që kundërshtojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë, për faktin e vetëm se Shqipëria drejtohet nga një qeveri dhe nga një kryeministër, që njihet në të gjithë Europën si kryeministri më i korruptuar, që ka blerë pushtetin në pakt me krimin e organizuar.”- u shpreh Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se kryeministri Edi Rama, bën pakt edhe me djallin për interesa personale dhe se këto përgjime po e detyrojnë të sajojë çdo marrëzi, për të larguar vëmendjen prej të vërtetës. “ Në përgjimet e gazetës gjermane Bild gjendet arsyeja përse Europa refuzon të pranojë në familjen e vet një vend, ku bandat dhe krimi i organizuar janë zotër të partisë në pushtet, Partisë Socialiste, blejnë vota dhe kërcënojnë kundërshtarët politikë për llogari të kryeministrit Edi Rama.”- theksoi Bardhi.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI