Flash

Negociatat/ "Na veçoni nga Shqipëria, na dëmton", Rama i përgjigjet presidentit maqedonas

Lapsi.al 15 June 2019
Negociatat/ "Na veçoni nga Shqipëria, na dëmton",

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili në një intervistë të dhënë për platformën mediatike “Euroactiv”, i ka kërkuar Këshillit Evropian, shkëputjen nga vendi tjetër kandidat, Shqipëria, në procesin e diskutimin për zgjerimin dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit. Problemi më i madh është ‘ndarja’ me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë, dhe ne jemi ‘veçuar’“, është shprehur Pendarovski për “Euroactiv”.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Twitter”, Rama e quan të çuditshme një qasje të tillë, duke iu referuar “kontributit kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik”.

Reagimi i Ramës 

Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI