Flash

Çdekretimi i datës së zgjedhjeve, deputeti i PS: Meta vepron me logjikë "partizane"

Lapsi.al 10 June 2019
Çdekretimi i datës së zgjedhjeve, deputeti i PS: Meta vepron me

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, e ka cilësuar vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë e përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, si një akt antikushtetues, që është juridikisht i pazbatueshëm. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Talk” në televizonin “Top Channel”, Manja u shpreh se me marrjen e vendimit për anulimin e garës lokale, kreu i shtetit ka vepruar me logjikë “partizane”, duke mbajtur qendrim të njëanshëm.

Është një akt nul, pasi nuk ka asnjë pasojë juridike. Presidenti ka 12 kompetenca, një prej tyre caktimi i datës së zgjedhjeve. Por në asnjë nen të saj nuk u jepet kompetencë për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve”, tha Manja duke shtuar se me këtë vendim Meta i ka dhënë vetes kompetencat e një presidenti të zgjedhur nga populli, ndërkohë që në nenin 1 të Kushtetutës Shqipëria përcaktohet si një Republikë Parlamentare.

I pyetur rreth mundësisë që presidenti Meta ta shpërbëjë Parlamentin, deputeti socialist e përjashtoi si skenar duke iu referuar Kushtetutës. “Fatmirësisht kushtetutë-bërësit janë kujdesur që në Nenin 1 që ta cilësojnë Shqipërinë si Republikë Parlamentare. Kushtetuta ka parashikuar vetëm dy raste ku mund të shpërbëhet Parlamenti: Kur nuk zgjidhet Presidenti dhe kur nuk formohet dot qeveria. Por nëse Presidenti del jashtë kontureve kushtetuese, mund të ndërmarrë çdo lloj akti” tha Manja.

 

 

Të këshilluara

Shkozë/ Dy makina përplasen me murin

Një aksident ka ndodhur disa momente më parë në Shkozë. Dy makina kanë dalë nga rruga duke u përplasur për pasojë me murin rrethues. Ende nuk dihen shkaqet e...

15:50

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI