Flash

Zëri i Amerikës i bën "jehonë" vendimit të Presidentit: Meta anulon datën e zgjedhjeve vendore

Lapsi.al 8 June 2019
Zëri i Amerikës i bën "jehonë" vendimit të

Në Shqipëri Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Njoftimi i tij u bë pak përpara nisjes zyrtare të protestës së opozitës sot në mbrëmje. Presidenti ka bërë të ditur vetëm anullimin e dekretit me anë të të cilit ai kishte shpallur 30 qershorit si datë, duke shpjeguar se “ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi”.

Në deklaratën e shpërndarë nga zyra e tij, zoti Meta shpjegon arsyet e vendimit të tij. Sipas deklaratës, ky vendimi ka ardhur si pasojë e “shqetësimit të thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë”, dhe se për këtë ai “ka patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend, se ka marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar, dhe se ka vetëdijen e plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020”.

Në deklaratën e tij, presidenti fton “të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë”./ VOA

 

Të këshilluara

Protesta e 8 kombëtare e opozitës (LIVE)

Në orën 19:00 ka nisur protesta e 8 kombëtare e opozitës. Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama si dhe zgjedhje të përgjithshme të r...

21:07

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI