Flash

Anulimi i zgjedhjeve, reagon Rama: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, kërkojnë "varrimin" e reformës në drejtësi

Lapsi.al 8 June 2019
Anulimi i zgjedhjeve, reagon Rama: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor,

Teksa ka nisur protesta e tetë në radhë në rang kombëtar e opozitës së bashkuar joparlamentare, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur shtryrjen e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u zhvilluar më datë 30 qershor. Menjëherë pas vendimit të kreut të shtetit, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili nga një takim elektoral që po mbahet në qytetin e Beratit, është shprehur se pavarësisht shfuqizimit të dekretit, zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor.

“Përsëri gabim, e ju them se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi i reformës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit."- u shpreh Rama nga Berati.

Të këshilluara

Protesta e 8 kombëtare e opozitës (LIVE)

Në orën 19:00 ka nisur protesta e 8 kombëtare e opozitës. Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama si dhe zgjedhje të përgjithshme të r...

21:07

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI