25 mijë protestues pritet t'i bashkohen protestës së opozitës në Tiranë nga qarqet Durrës, Elbasan dhe Korçë. Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë më të larta se ato të 2 qershorit.
Kërkesa kryesore e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Nga 3 qarqet e Shqipërisë së Mesme, Durrësi pritet të ketë pjesëmarrjen më të lartë, me afro 9900 protestues, nga Elbasani raportohen 8500 protestues kurse nga Korça afro 5 mijë protestues.