Flash

Protesta/ Delegacioni i BE apel palëve politike: Angazhohuni urgjentisht në dialog konstruktiv

Lapsi.al 8 June 2019
Protesta/ Delegacioni i BE apel palëve politike: Angazhohuni urgjentisht

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka lëshuar një deklaratë në paraprirje të nisjes së protestës së tetë në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare, duke apeluar për zhvillimin e një proteste paqësore. Sikurse u shpreh më herët edhe zv.Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, në deklaratën e delegacionit të BE-së theksohet gjithashtu se asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme dhe se përgjegjësia bie mbi drejtuesit e protestës.

Megjithatë, nga ana tjetër, ambasada e BE-së në Tiranë u bën thirrje edhe autoriteteve të zbatimit të ligjit për të vepruar me përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, edhe në rastet e provokimit.

Delegacioni shpreh respektin për të drejtën e çdo qytetari për të protestuar, por pa shkaktuar dhunë dhe pa dëmtuar institucionet. Në deklaratë u bëhet thirrje palëve që të ulen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.

Deklarata e plotë:

Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm.

Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI