Flash

Partia Demokratike Europiane reagon pas protestës: Shqipërisë i duhet një kapitull i ri demokratik

Lapsi.al 5 July 2026

Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas protestës së fundit masive në Tiranë, duke e cilësuar mobilizimin qytetar si një sinjal të qartë të pakënaqësisë ndaj qeverisë dhe zhvillimeve politike në vend.

Përmes një deklarate zyrtare, partia thekson se pjesëmarrja e lartë në protestë përfaqëson një mesazh të fortë që nuk mund të shpërfillet nga institucionet dhe aktorët politikë. Ajo vlerëson se situata kërkon reflektim dhe dialog, duke nënvizuar nevojën për ndryshim në mënyrën e qeverisjes dhe përfaqësimit politik.

“Në natën e 35-të të protestave, Tirana dëshmoi pjesëmarrjen më të madhe deri më tani. Kjo nuk është zhurmë; ky është një zgjim demokratik. Një qeveri që refuzon qoftë edhe të angazhohet me qytetarët e saj, ka humbur busullën e saj demokratike,” thuhet në deklaratën e publikuar.

Partia Demokratike Europiane ka drejtuar kritika edhe ndaj opozitës, duke kërkuar që ajo të jetë më pranë qytetarëve dhe të përfaqësojë më mirë kërkesat e tyre.

“Një opozitë që dështon të kuptojë plotësisht dhe të përfaqësojë ata, është gjithashtu jashtë hapit. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë dyer të mbyllura, politikë të vjetruar apo heshtje të sforcuar. Ajo ka nevojë për një kapitull të ri demokratik: europian, transparent, kurajoz, llogaridhënës dhe më në fund të denjë për njerëzit e saj,” përfundon reagimi i Partisë Demokratike Europiane.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI