Flash

Kriza politike, Rama mesazh të koduar Metës: Faleminderit që më mësove rafting, tani e bëj vetë

Lapsi.al 8 June 2019
Kriza politike, Rama mesazh të koduar Metës: Faleminderit që

Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte sot në Skrapar në bastionin e LSI-së për të prezantuar kandidatin e PS-së për bashkinë.  Nuk ka lënë pa përmendur në fjalën e tij edhe presidentin e vendit, Meta, duke i çuar një mesazh të koduar, në kohën kur Meta është duke apeluar fort për vendosjen e dialogut.

“Unë jam i vetëdijshëm dhe që ti themi të gjitha, ia di për nder Ilir Metës që më ka treguar mrekullinë e kanioneve që nuk e kisha njohur më parë. Jam i vetëdijshëm se cfarë potenciali i jashtëzakonshëm është kjo zonë për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë ata që kanë vendosur për te jetojnë këtu”, tha ai.

Ne fund te fjales, Rama i është kthyer edhe njëherë Presidentit Meta. “Falenderoj shumë Ilirin që mi ka treguar kanionet kur bëmë rafting bashkë, por tani e kam mësuar se si bëhet rafting kështu që e bëj edhe pa shoqërues”, tha Rama.

Për kujtesë Rama dhe Meta kanë qenë bashkë në Osum për rafting në vitin 2014, asokohe qeverisnin bashkë dhe Meta ishte kryetar parlamenti.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI