Flash

Vangjush Dako i pashqetësuar nga përgjimet e "Bild", inaguron me ambulancat me Ministren

Lapsi.al 8 June 2019
Vangjush Dako i pashqetësuar nga përgjimet e "Bild",

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka vijuar normalisht axhendën e punës edhe pas përgjimeve tronditëse që publikoi gazeta “Bild”.

Ai u shfaq sot krah ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu, deputeteve, Klodiana Spahiu dhe Milva Ikonomi si dhe kandidates së PS-se për bashkinë, Valbona Sako.

Fotot u publikuan nga Manastirlliu e cila tha se po inspektojmë 4 qendra shëndetësore verore në Durrës që ofrojnë shërbim 24 orë për sezonin e plazhit.

Vetë Vangjush Dako e ka mohuar lidhjen me Astrit Avdylajn duke thënë se njoh si simpatizant në PS-së në Shijak, por s’kam asnjë lidhje me të. Po kaq ai ka mohuar nëpër studiot televizive  edhe telefonatën me këtë person të akuzuar për trafik nderkombetar droge.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama, deklaroi të enjten se Vangjush Dako është njeri i lirë, që nuk kandidon më për Bashkinë e Durrësit dhe si i tillë është në dispozicion të drejtësisë. Por fakti që ai është drejtues politik i PS për qarkun e Durrësit dhe shfaqet krah anëtareve të kabinetit qeveritar e bën pak të dyshimtë deklaratën e Ramës se “Dako është një njeri që mund të hetohet si gjithë të tjerët për blerjen e votave”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI