Flash

Aksident i rëndë në Gramsh, dy të rinj në gjendje kritike për jetën

Lapsi.al 8 June 2019
Aksident i rëndë në Gramsh, dy të rinj në gjendje

Dy persona janë përplasur me motoçikletë në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat. Motoçikleta drejtohej nga një 30 vjeçar dhe pasagjer ishte një fëmijë 11-vjeç. 30-vjeçari, banues në fshatin Kodovjat, humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë u përplas me barrierën anësore.

Nga aksidenti ata pësuan dëmtime rënda dhe u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia raporton se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"S.H., 30 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, të Gramshit, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi A.H., 11 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. 30-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor","-raportojnë uniformat blu.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI