Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mesazhit të dhënë nga zëvendës Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer mbi krizën politike në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë për televizionin kombëtar “Top Channel”, Palmer u shpreh se “nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit”, duke nënkuptuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.
Zyrtari i lartë amerikan theksoi gjatë intervistës se SHBA-të nuk do të ndërhyjnë në krizën e politikës shqiptare dhe apeloi për dialog mes palëve. Palmer tha se cilido politikan që do të nxisë dhunë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. do i ndalohet hyrja në SHBA.
Teksa na ndajnë vetëm pak orë para nisjes së protestës së tetë në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare, kryeministri Rama ka komentuar deklaratat e Palmer përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Twitter”.
Reagimi i Ramës
Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30qershorit.