Flash

Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm

Lapsi.al 8 June 2019
Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë protestës së 8 kombëtare të opozitës është shprehur se nuk do të ketë marrëveshje sa i takon kërkesës për largimin e kryeministrit Edi Rama.  Ai shtoi se opozita nuk kërkon asgjë më shumë se parimet, vlerat e normat e standardet e Evropës demokratike.

"Në emrin tuaj dua të siguroj këdo, mik e aleat që na dëgjon sot për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje me 16 shkurt, se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlerat e normat e standardet e Evropës demokratike, se normat e standardet e SHBA-ve. Ne kërkojmë liri, demokraci, sundim të ligjit, ndarje dhe balancim të pushteteve. Por nuk do të pranojmë asgjë më pak. Me këtë vetëdije jemi mbledhur tash 4 muaj, në këtë manifestim kombëtar force e vizioni, në këtë fuqi shpirtërore të papërballueshme. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, orë e minutë, natë e ditë, sepse ora e fitores po afron. Rruga e daljes nga kjo krizë e thellë politike nuk ka as pse të shpiket, as pse të klonohet. Nuk ka dhe nuk do të devijohet as nga propaganda e paguar me dhjetëra milionë të drogës dhe të Besos së Tajvanit", shprehet Basha.

Të këshilluara

Protesta e 8 kombëtare e opozitës (LIVE)

Në orën 19:00 ka nisur protesta e 8 kombëtare e opozitës. Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama si dhe zgjedhje të përgjithshme të r...

21:07

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI