Flash

Vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, Basha: Rezultat i qendresës së popullit

Lapsi.al 8 June 2019
Vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, Basha: Rezultat i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka nisur fjalimin e tij në protestën e sotme të opozitës së bashkuar joparlamentare, duke shpjeguar se arsyeja për të cilën ka vendosur të flasë përkundër zotimit të dhënë përkrahësve të tij  në protestën e 2 qershorit, janë zhvillimet e bujshme të javës së fundit me publikimin e 6 përgjimeve të tabloidit gjerman “Bild”.

“Gjashtë net më parë u zotova para jush se nuk do kisha më fjalë dhe arsye për fjalë ndaj më lejoni të shpjegoj para jush dhe gjithë shqiptarëve arsyen pse po e marr fjalën sot. Arsyeja është sepse kjo javë e mbushur me zhvillime të jashtëzakonshme, në Shqipëri, në Gjermani, në Europë, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, kanë marrë një kthesë, ndaj më lejoni ta nis duke ju falënderuar ju vëllezër dhe motra që jeni forca e pandalshme e ndryshimit që po vjen.”- tha Basha.

Më pas Basha u komunikoi protestuesve lajmin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti Ilir Meta, lajm që u prit me brohorima dhe duartrokitje të shumta. Kryedemokrati e komentoi vendimin e Metës si sukses të opozitës dhe të qendresës së popullit.

“Presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminal autokratik për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist, antikushtetues, pushtetin vendor. Kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj.

Ishte ky bashkim që diktoi anulimin e 30 qershorit, procesin kriminal, të juntës kriminale. Është forca e drejtësisë së kauzës tonë, ajo që dikton këto vendime. Le ta themi këtu të gjithë, le ta ndajmë me çdo shqiptar anë e mbanë vendit vendosmërinë tonë për ta çuar këtë betejë deri në fund, deri në fitore. Rama ik!”, u shpreh Basha në ligjëratën e tij.

 

Të këshilluara

Protesta e 8 kombëtare e opozitës (LIVE)

Në orën 19:00 ka nisur protesta e 8 kombëtare e opozitës. Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama si dhe zgjedhje të përgjithshme të r...

21:07

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI