Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje kundër dhunës gjatë protestës së tetë kombëtare të opozitës. Ai u shpreh se i vetmi person që do dhunë dhe lutet për të është kryeministri Edi Rama.
"Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje: mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’i shpëtojë gjykimit të popullit, do t'i shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do t'i shpëtojë, gjykimi i Evropës po vjen, gjykimi i popullit ëshë i pashmangshëm", u shpreh Basha në protestë.