Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Beratit ka deklaruar se lëvizjet e Presidentit dhe të opozitës nuk e kanë surprizuar në asnjë rast.
Ai ka folur me termat e lojës së shahut, teksa tha se është gjithmonë tre lëvizje para opozitës.
Kryeministri tha se PD dhe LSI e morën përgjigjen nga SHBA-të, se në rast se do të prekin zgjedhjet, ata nuk do të mund të shkelin më në Amerikë.
“E dëgjuan nga qeveria amerikane se ata që do të prishin zgjedhjet nuk do të mund të shkelin më në Amerikë.
Berati ka çuna të shkathët që shkojnë në Itali, Angli, që s’na duan ne, që duan që parlamenti të jetë blu, që plaku Mere të vij në vendin tim, por s’besoj se janë aq budallenj që të ndjekin një kauzë të dëshpëruar, që është e destinuar të dështojë.
Ne jemi gati, i kemi marrë të gjitha masat. Gabojnë gjithmonë shumë me këto që bëjnë sepse unë jam gjithmonë tre lëvizje përpara.
Asnjëherë deri më sot nuk më kanë surprizuar dhe s’më kanë kapur në befasi, do çuditen më shumë se si ka për t’u ndodhur”, tha kreu i qeverisë.