Flash

Vendimi i Metës, ish-kreu i KQZ shpjegon: Dekreti i presidentit mund të ankimohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 8 June 2019
Vendimi i Metës, ish-kreu i KQZ shpjegon: Dekreti i presidentit mund

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume, ka komentuar vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u  mbajtur më datë 30 qershor. I pyetur për këtë zhvillim të fundit në një lidhje telefonike nga televizioni informativ “News 24”, Kume ka shpjeguar  se dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve që pritet të firmoset prej presidentit ditën e  hënë, mund të ankimohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese, e cila prej kohësh nuk është funksionale. Në këto rrethana, mbetet mundësia e vetme e zbatimit të vendimit të kreut të shtetit.

“Pasi presidenti i Republikës të dekretojë shtyrjen e zgjedhjeve dhe besoj se këtë akt do ta firmosë ditën e hënë bashkë me arsyetimin juridik. Ky dekret ka vetëm një mundësi për t’u atakuar dhe ky është në Gjykatën Kushtetuese. Në kushtet kur nuk është Gjykata Kushtetuese, mbetet që ky dekret të zbatohet.

Në qoftë se do t’i referohemi po prapë Gjykatës Kushtetuese që ka trajtuar në dy raste në vendimet që merr presidenti i republikës, ajo e fundit në shkurt 2002 përcaktohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese se mund të ankohen në Gjykatën Administrative të Apelit, aktet individuale me karakter administrativ. Në këtë rast nuk është dhe si i tillë nuk mund të shqyrtohet në Gjykatën Administrative të Apelit”, u shpreh Kume.

 

Të këshilluara

Protestuesit hedhin tymuese para parlamentit

Ndonëse lideri i PD-së i kërkoi protestuesve të protestojnë paqësisht, incidentet e para kanë nisur para Parlamentit. Protestuesit kanë hequr gardhin metalik...

21:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI