Flash

Vuçiç tallet me Thaçin në konferencë, i kërkon të flasë anglisht

Lapsi.al 7 June 2019
Vuçiç tallet me Thaçin në konferencë, i

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ai serb, Aleksandër Vuçiç janë përplasur mes tyre gjatë konferencës në Bratislavë.

Kur Thaçit iu dha fjala në panel, pati një njoftim se ai do të flasë në gjuhën shqipe.

Në këtë moment reagoi Vuçiç, duke i kërkuar Thaçit që të flasë në gjuhën angleze.

“Flisni në gjuhën angleze”, i tha dy herë Vuçiç homologut të tij kosovar.

Megjithatë Thaçi vazhdoi fjalimin e tij në shqip. Vuçiç vijoi t'i kërkojë Thaçit të flasë anglisht, duke u tallur këtë herë.

“Pyeteni Thaçin në gjuhën shqipe, sepse ai nuk di të flasë anglisht”, tha Vuciç.

Në këtë forum po bisedohet me theks të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

Të këshilluara

Prokuroi i Krimeve të Rënda kalon Vettingun

Kalon me sukses Vettingun një tjetër prokuror. Bëhet fjalë për Edvin Kondilin, prokurori i Krimeve të Rënda, i cili është njëkohësisht kandidatë për Strukturën ...

14:28

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI