Flash

Kultivimi/ Policia gjen drogë në një zonë të pyllëzuar te Librazhdit

Lapsi.al 7 June 2019
Kultivimi/ Policia gjen drogë në një zonë të

Policia e Librazhdit njoftoi se gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në Librazhd, ka gjetur aty drogë të llojit kanabis.

Forcat policore thonë se për rastin janë proceduar dy zyrtarë lokalë, kurse po kërkohet për autorët.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, kanë ushtruar kontroll në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kostenjë, të Librazhdit , ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan rreth 140 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis, si dhe 14 fidanë kanabis.

Në përfundim të veprimeve u  proçeduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:   N.H., ( inxhinjeri i pyjeve ) dhe Xh.P., ( kryeplaku i fshatit Kostenjë), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna intensive për identifikimin dhe  kapjen e autorëve si dhe  dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal." - njoftoi policia.

Të këshilluara

Tiranë/ Sherr me thika, plagoset 25-vjeçari

Pas një sherri me thika në rrugën "Frosina Plaku" në Tiranë, në afërsi të shkollës “Naim Frashëri”, ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar me inicialet S.GJ. I r...

13:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI