Flash

"Banda e vrimave", arrestohen disa shqiptarë në Itali, mes tyre edhe një femër

Lapsi.al 7 June 2019
"Banda e vrimave", arrestohen disa shqiptarë në Itali, mes

Në kuadër të operacionit të koduar "Banda e vrimave", Policia e Bergamos ka arrestuar katër persona, mes të cilëve edhe tre shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e një sërë banesave në zonat e Fermo-s, Ascoli Piceno-s, Macerata-s dhe Caserta-s. Në pranga ka rënë edhe një femër, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i ditur.

Tre prej të ndaluarëve janë lënë në burg, ndërsa i katërti është detyruar të paraqitet në Policinë gjyqësore.

Hetimet ndaj të arrestuarëve kanë nisur në muajin shkurt të vitit 2018. Prokuroria e Fermos lëshoi ditën e djeshme urdhrat e ndalimit ndaj tre shqiptarëve, të cilët u lanë në paraburgim deri në marrjen e dënimit përfundimtar.

Tre shqiptarët e arrestuar i kryenin vjedhjet  duke depërtuar në banesë nëpërmjet sendeve dhe armëve të ftohta.

 

 

Të këshilluara

Tiranë/ Sherr me thika, plagoset 25-vjeçari

Pas një sherri me thika në rrugën "Frosina Plaku" në Tiranë, në afërsi të shkollës “Naim Frashëri”, ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar me inicialet S.GJ. I r...

13:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI