Media italiane "Oggi" e pyeti kryeministrin Edi Rama për mënyrën si do të zgjidhet kriza politike në Shqipëri.
“Të shohim”, iu përgjigj Rama, i cili është intervistuar nga gazetarja italiane Maria Giuseppina Buonanno, në zyrën e tij në Tiranë.
Më tej Rama ka ftuar në mënyrë ironike italianët të vizitojnë Shqipërinë, duke shtuar dhe se për krim të organizuar Shqipëria vjen pas shtetit fqinj: “Ejani, vizitoni Shqipërinë e do të gjeni gjyshërit tuaj, ashtu sic ata dikur shihni me shpresë të ardhmen. E ndoshta dhe për të parë se sa të aftë jemi dhe ne për të shkatërruar peisazhin, ashtu si dhe ju dikur”.
"Shpesh flasim për Shqipërinë si një vend ku mbretëron krimi i organizuar. Por ky është një vizion që ka prekur dhe prek edhe Italinë. Dhe pastaj për këtë ne vijmë pas jush", thotë Rama.