Flash

Plan për daljen nga kriza? Rama: Të shohim...

Lapsi.al 7 June 2019
Plan për daljen nga kriza? Rama: Të shohim...

Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptojë se ka një rrugë për daljen nga kriza. Ndryshe nga retorika e përditshme, në një intervistë për një media italiane, Rama është shprehur në mënyrë lakonike: “Të shohim”. Kjo do të thotë që ka një zgjidhje, pra ka një ide, një rrugë.

Si do të zgjidhet kriza politike në Shqipëri? Kjo është pyetja që gazeta italiane “Oggi” i ka bërë kryeministrit Edi Rama.

“Të shohim”, thotë Rama, i cili është intervistuar nga gazetarja italiane Maria Giuseppina Buonanno, në zyrën e tij në Tiranë.

Ai është ndalur edhe tek turizmi, ku fton italianët të vizitojnë Shqipërinë, ndërsa me ironi shton: “Ejani, vizitoni Shqipërinë e do të gjeni gjyshërit tuaj, ashtu siç ata dikur shihnin me shpresë të ardhmen. E ndoshta dhe për të parë se sa të aftë jemi dhe ne për të shkatërruar peisazhin, ashtu si dhe ju dikur”.

“Shpesh flasim për Shqipërinë si një vend ku mbretëron krimi i organizuar. Por ky është një vizion që ka prekur dhe prek edhe Italinë. Dhe pastaj për këtë ne vijmë pas jush “, thekson Rama për mediat italiane.

Të këshilluara

Prokuroi i Krimeve të Rënda kalon Vettingun

Kalon me sukses Vettingun një tjetër prokuror. Bëhet fjalë për Edvin Kondilin, prokurori i Krimeve të Rënda, i cili është njëkohësisht kandidatë për Strukturën ...

14:28

Tiranë/ Sherr me thika, plagoset 25-vjeçari

Pas një sherri me thika në rrugën "Frosina Plaku" në Tiranë, në afërsi të shkollës “Naim Frashëri”, ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar me inicialet S.GJ. I r...

13:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI