Flash

Në kërkim ndërkombëtar për krime financiare, ekstradohen nga Londra dhe Belgjika dy shqiptarë

Lapsi.al 7 June 2019
Në kërkim ndërkombëtar për krime financiare,

Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim për krime financiare janë ekstraduar nga Belgjika dhe Londra drejt Shqipërisë. Sipas njoftimit të lëshuar nga Policia, bëhet fjalë për shtetasin Kreshnik Kule, 35 vjeç dhe shtetasin me iniciale S.P., 40 vjeç.

Kule është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, pas informacioneve të dërguara nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pas dënimit me 10 vjet burg për veprën penale "Mashtrimi" nga një vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016. Ky shtetas në bashkëpunim me të atin, në vitin 2008, kanë mashtruar një shtetas shqiptar duke i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash (rreth 30.000 $), në këmbim të dërgimit të tij dhe të familjes së tij drejt Kanadasë.

Ndërsa, shtetasi S.P. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale “Falsifikim monedhash”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, ose vizave”.

 

Të këshilluara

Prokuroi i Krimeve të Rënda kalon Vettingun

Kalon me sukses Vettingun një tjetër prokuror. Bëhet fjalë për Edvin Kondilin, prokurori i Krimeve të Rënda, i cili është njëkohësisht kandidatë për Strukturën ...

14:28

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI