Flash

Krushqit me PD, nusja me PS/ Irma Libohova rrëfen si u prish një dasmë për një këngë

Lapsi.al 19 May 2019
Krushqit me PD, nusja me PS/ Irma Libohova rrëfen si u prish një

Pas vitit 1990, kur ra edhe komunizmi dhe në Shqipëri u vendos sistemit pluralist, shqiptarët e ndanë në dy ekstreme, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, që ishin edhe patrit kryesore në vend. Kjo ndarje nuk kaloi pa probleme në jetën sociale të shqiptarëve, të cilët kudo ku gjenin mundësinë diskutonin me pasion dhe fanatizëm për politikën.

Por gjatë ditës së djeshmë ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Irma Libohova, ajo e cila tregoi një histori, që i ka mbetur në mendje nga ajo periudhë e viteve ’90 dhe ku fenomeni i partive politike ia arriti madje të prishte edhe një dasmë. Këtë rrëfim Irma e ka bërë ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Thumb”, ku foli për atë kohë, që e konsideronte të vështirë, por sot ajo mendon se njerëzit kanë reflektuar dhe ngjarje të tilla janë pakësuar:

"Një histori që nuk do ta harroj kurrë ka ndodhur në një qytet të Shqipërisë, ishte dasmë e vajzës. Vajza e bukur si drita, si ylli. Vjen krushqia. Më vjen një pusullë mua: Na këndo një këngë për një figurë politike. I thashë duhet t’i thuash të zotit të dasmës se gjithsesi nuk jemi në dasëm për të bërë politikë. Këtu është qejf s’ka lidhje.

Shkurt krushqit ishin të partisë Demokratike, nusja i kishte përfaqësues të partisë Socialiste. Pasi unë nuk e këndova u hodh një shishe vere në dasmë, u hodh nga tavolina e krushqve në pistë aty. U kuptua menjëherë arsyeja pse, thjesht u prish dasma. Krushqit u ngritën ikën dhe dasma u prish. Flasim për shumë vite përpara. Sot njerëzit janë ndërgjegjësuar", - u shpreh Irma Libohova.

Të këshilluara

Dhjetë qyfyre për Ram(Rr)ushin

Shumë qytetarë shqiptarë kanë mbetur të shtangur nga shprehja që përdori Haradinaj ndaj Ramës në samitin e Berlinit, në sy të udhëheqësve Ballkanikë, Merkelit d...

18:08

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI